Italia u turpërua në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke u mposhtur në “San Siro” 1-4 nga Norvegjia. Nordikët i kanë mundur “Axurrët” dy herë në këto kualifikuese, duke siguruar vendin e parë në grup dhe biletën direkt për në Botëror. Italia do të provojë të sigurojë biletën përmes play-offit në muajin mars.
Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, nuk ishte i ashpër me lojtarët e tij pas humbjes 4-1 ndaj Norvegjisë, por përkundrazi u përpoq ta ngushëllonte ekipin e tij pavarësisht humbjes së thellë në shtëpi.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, u përpoq t’u ngrinte moralin lojtarëve të tij pas humbjes 4-1. “A doni të bindni veten se jeni të fortë? Ne jemi të fortë, ju jeni të fortë. A doni të bindni veten për këtë? Duhet të besoni te vetja juaj se do të shkojmë në Botëror”, raportohet të ketë thënë Gatusso në dhomat e zhveshjes.
Është e qartë se as Gattuso dhe as lojtarët nuk ishin të kënaqur me rezultatin, por trajneri përsëri u përpoq ta mbante lart moralin e ekipit. Nesër në mesditë, Italia do të njohë kundërshtarin me të cilin do të ndeshet në play-off në 26 mars.
The post Zbulohet mesazhi i Gattuso-s për lojtarët e Italisë pas humbjes turpëruese 1-4 ndaj Norvegjisë appeared first on Telesport.











