Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në Prishtinë, në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar. Insajderi ka mësuar se i njëjti është shtetas turk me inicialet O.G..
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol–Turqi, është arrestuar i dyshuari mashkull turk shtetas i Turqisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Insajderi ka mësuar se shtetasi turk me inicialet O.G. është i dënuar me 10 vjet burgim për grabitje me armë në Turqi.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar atij 40 ditë paraburgim, deri sa të përfundojnë procedurat e ekstardimit.