Zbulohet fytyra e paraardhësit tonë që jetoi 3.8 milionë vjet më parë

Fytyra jashtëzakonisht e plotë, që i përket një paraardhësi të hershëm njerëzor që jetoi 3.8 milionë vjet më parë, është zbuluar në Etiopi.

Paraardhësi i përket specieve njerëzore Australopithecus anamensis dhe ngjason me majmunin. Shkencëtarët e kanë quajtur një ikonë të evolucionit njerëzor.

Kafka pritet të hedhë dritë mbi historinë e evolucionit të paraardhësve të njeriut.

Mashkulli, i njohur si MRD, ishte nga një specie e njohur si Australopithecus anamensis që endej në malësitë e Etiopisë miliona vjet më parë.

Ai është paraardhës i “Lucy”-t, një nga fosilet më të famshme në botë që jetoi në të njëjtën zonë 3.2 milionë vjet më parë.

Çdo gjë për këto specie ishte mister deri në vitin 2016 kur nofulla e sipërme e ekzemplarit u gjet nga një punëtor në rajonin Afar në Etiopi, 55 km larg nga fosili ku u gjet Lucy.

Më vonë gjatë kërkimeve u gjet edhe pjesa tjetër e kafkës.

Me këtë kafkë, shkencëtarët tani mund të identifikojnë tiparet e fytyrës që nuk janë parë kurrë.

Kafka u zbulua në zonën Woranso-Mille të Etiopisë, ku janë zbuluar shumë eshtra të paraardhësve tanë.

230 ekzemplarë janë gjetur aty, shumica të moshës 3.8 dhe 3 milionë vjeçare./oranews