Dogana e Kosovës ka njoftuar për një aksion të zhvilluar kundër kontrabandës, gjatë të cilit janë konfiskuar barna të dyshuara si të futura ilegalisht në vend, si dhe është zbuluar një hapësirë e fshehtë e përshtatur për fshehjen e tyre në Ferizaj.
Sipas njoftimit në Facebook, njësitë e antikontrabandës kanë realizuar operacionin në një barnatore në Ferizaj, ku gjatë kontrollit është hasur në një sasi barnash të dyshuara si të konrabanduara.
Po ashtu zyrtarët doganorë kanë zbuluar edhe një hapësirë të fshehtë, të improvizuar si “bunker”, që dyshohet se shërbente për ruajtjen e mallrave të kontrabanduara.









