Egli ngjalli reagime ditë më parë me një fotografi nga Prishtina.
Në imazhin e publikuar, ajo shihet e vetme në sediljen e shoferit, pa dhënë asnjë informacion shtesë. Kjo ka lënë hapësirë për interpretime dhe shumë pikëpyetje nga ndjekësit e saj.
Spekulimet nisën menjëherë, veçanërisht rreth Gjestit – ish-partnerit të saj me të cilin kishte një lidhje të shumëkomentuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania 4.
Por tashmë siç duket është zbuluar arsyeja e vizitës së saj në Prishtinë. Sipas burimeve të Prive by Liberta Spahiu, Egli ka qëndruar për tre ditë në kryeqytet dhe është larguar në mesditën e ditëlindjes së Gjestit për në Tiranë. Gjatë qëndrimit, ajo ka qenë e shoqëruar nga një mike dhe ka fjetur në një prej hoteleve të qytetit.
Burimet theksojnë se qëllimi i vizitës ishin angazhimet e saj profesionale. Egli është duke punuar për projekte të reja muzikore në studio dhe ka zgjedhur artisten Fifin si bashkëpunëtore në këto projekte. Një nga këngët e reja të Eglit pritet të jetë pikërisht në bashkëpunim me Fifin.