Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Inter dhe Atletico Madrid e luajtën miqësoren mes tyre në Libi

Ditën e djeshme, Inter dhe Atletico Madrid u përballën në një ndeshje miqësore prej tyre, e cila në mënyrë të habitshme për pjesën më të madhe të tifozëve u luajt në Libi.

“Corriere della Sera” raporton se vendimi për ta luajtur ndeshjen miqësore në Libi, në vend të Italisë apo Spanjës, ishte kryesisht për shkak të arsyeve financiare. Ndeshja u financua nga Fondi i Zhvillimit dhe Rindërtimit të Libisë dhe mendohet se dy ekipet fituan nga 4 milionë euro për këtë takim.

Me një pjesë të mirë të lojtarëve të angazhuar me kombëtaret e tyre, Cristian Chivu kishte disa emra të rregullt nga ekipi i parë si Yann Bisseck, Francesco Acerbi, Matteo Darmian, Andy Diouf, Henrikh Mkhitaryan dhe Ange-Yoan Bonny, por nuk mungoi edhe aktivizimi i lojtarëve nga U23. E njëjta gjë edhe për Diego Simeonen, i cili e nisi takimin me emra me peshë si Griezman, Gallagher, Koke, Ruggeri, Pubil, Gimenez etj.

Përsa i përket rezultatit, koha e rregullt përfundoi 1-1. Madrilenët kaluan të parët në avantazh me Carlos Martin, ndërsa zikaltrit barazuan në pjesën e dytë me Yan Bisseck. Nga pika e bardhë e penalltisë, Atletico Madrid u tregua më e saktë. Për Interin gabuan Luis Henrique dhe Acerbi.

The post Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Inter dhe Atletico Madrid e luajtën miqësoren mes tyre në Libi appeared first on Telesport.