Zbulohen mbi 300.000 artefakte në nëntokën e Selanikut

Ndërtimi i një rrjeti metroje në Selanik të Greqisë ka zbuluar diçka që pak kush e kishte imagjinuar. Një thesar i vërtetë me më shumë se 300.000 artefakte u nxorr nga nëntoka, i ruajtur si më së miri.

Në mesin e artefakteve ka kurora dhe unaza ari që i përkisnin familjeve perandorake, si dhe një statujë që besohet të ketë qenë e figurës mitologjike – Afroditës.

I gjithë ky zbulim ka bërë që puna në metro të ndërpritet dhe të shtyhet për një kohë të pacaktuar, për të gjurmuar edhe më tej nën rrugët e lashta të qytetit të dytë më të madh grek.

Dyshimet e para vijnë nga ekspertët, të cilët deklarojnë se kjo zonë mund të ketë qenë një qendër tregtare e atëhershme.

Selaniku ishte qyteti i dytë më i rëndësishëm i Perandorisë Bizantine, pas Konstatinopojës.