Në pikën kufitare Jarinjë, më 18 dhjetor 2025 rreth orës 10:58, Policia e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit kufitar.
Sipas njoftimit zyrtar, një automjet me targa të Serbisë është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ndërsa drejtohej nga një mashkull, shtetas serb. Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar mjete monetare të padeklaruara në euro dhe dinarë, në vlerë totale prej 10,206.84 euro.
Lidhur me rastin, për procedurat e mëtejme ligjore është angazhuar Dogana e Kosovës, ndërsa rasti do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.
Kujtojmë se qytetarët e kanë obligim ligjor të deklarojnë mjetet monetare gjatë hyrje-daljes në Republikën e Kosovës.













