Që nga maji, kur Rusia nisi një ofensivë të re në shkallë të gjerë, ajo ka marrë vetëm 0.4% të territorit ukrainas, pa arritur ndonjë fitore të rëndësishme.
Sipas raportimeve të NBC News, që citon burime të inteligjencës amerikane, Vladimir Putin pritet të vazhdojë luftën në Ukrainë me çdo çmim deri sa të arrijë qëllimet e tij.
Raporti thekson se, me gjithë humbjet e mëdha të Ushtrisë ruse dhe një krizë ekonomike në rritje në vend, Putin ka marrë një qasje edhe më agresive.
Objektivat e tij përfshijnë justifikimin e humbjeve katastrofike të mëparshme, marrjen e territoreve shtesë në Ukrainë dhe konsolidimin e kontrollit mbi zona strategjike.
Sipas The Economist nga ana tjetër, me ritmin aktual të ofensivës ruse, kapja e plotë e Donbassit dhe rajoneve të tjera pjesërisht të okupuar mund të zgjasë deri në vitin 2030.
Që nga maji, kur Rusia nisi një ofensivë të re në shkallë të gjerë, ajo ka marrë vetëm 0.4% të territorit ukrainas, pa arritur ndonjë fitore të rëndësishme.










