Policia e Kosovës realizon bastisje në Leposaviq dhe Zveçan – sekuestrime armësh dhe pajisjesh të dyshimta“Institucionet nuk do të lejojnë rikthimin e strukturave kriminale”
Të hënën, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme, në komunat Leposaviq dhe Zveçan, por pa ndonjë të arrestuar.
Fillimisht, në një lokal në Leposaviq janë gjetur armë, pije, bluza me mbishkrime nacionaliste serb, si “Kosova është Serbi” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”., thika, pajisje elektroshoku dhe sende të tjera, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Kurse, një operacion tjetër është zhvilluar në fshatin Junik të komunës së Zveçanit nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë Kufitare. Gjatë kontrollit në një zonë pyjore, policia ka zbuluar një gyp të fshehur, brenda të cilit ndodheshin tri armë zjarri: Një pushkë gjysmë-automatike, dy pushkë gjuetie dhe një sasi fishekësh për këto armë.
Lidhur me këtë rast, zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Kosovës, Veton Elshani, ka konfirmuar gjetjet dhe ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese, të cilët kanë konfiskuar armët dhe municionin.
“Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe njësiti për trajtimin e mjeteve eksploduese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë konfiskuar të njëjtat. Nuk ka të arrestuar,” tha Elshani.
Por, a është ky një rast i izoluar apo pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për destabilizim e vendit nga ana e serbëve dhe e Serbisë?
Gecaj: Sinjal i destabilizimit të vazhdueshëm
Eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se ky aksion i Policisë së Kosovës tregon vazhdimësinë e veprimeve të strukturave radikale serbe me qëllim destabilizimin e Kosovës.
“Veprimi i Policisë së Kosovës në Leposaviq, ku janë konfiskuar armë, municion dhe bluza me slogane si “Kosova është Serbi” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”, është tregues i qartë se strukturat radikale serbe vazhdojnë të veprojnë në veri të vendit dhe nuk e kanë braktisur synimin e tyre për destabilizim.
Kjo gjetje nuk mund të shihet si një rast i izoluar, por më tepër si pjesë e një strategjie më të gjerë, e cila synon ta mbajë Kosovën në një gjendje pasigurie politike dhe të minojë autoritetin e shtetit ligjor. Sloganet propaganduese, të kombinuara me armatim, dërgojnë një mesazh të qartë: qëllimi nuk është vetëm provokimi simbolik, por edhe përgatitja për akte që mund të kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Gecaj ka theksuar se në kohën kur Kosova përballet me sfida të brendshme politike dhe tensione ndërkombëtare, këto raste tregojnë se rreziku i destabilizimit është real dhe kërkon vigjilencë nga institucionet e sigurisë.
“Në një moment kur Kosova po përballet me sfida të brendshme politike dhe tensione në skenën ndërkombëtare, raste të tilla dëshmojnë se rreziku i destabilizimit është real dhe kërkon vigjilencë të shtuar nga institucionet e sigurisë. Ky operacion i Policisë duhet të shihet si sukses i shtetit të Kosovës, por edhe si paralajmërim se rrjetet ilegale dhe ndikimi i Beogradit vazhdojnë të mbeten të pranishme.
Prandaj, nevojitet koordinim i ngushtë mes institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë, për të siguruar që veprime të tilla të mos shndërrohen në skenarë më të rrezikshëm”, ka deklaruar Gecaj.
Rexhepi: Nuk bëhet fjalë për raste të izoluara, por me përpjekje të organizuara për destabilizim
Ndërkaq, ish-hetuesi Agim Rexhepi, ka thënë se konfiskimi i armëve, municionit dhe materialeve propagandistike me slogane si “Kosova është Serbi” në Leposaviq tregon se ka përpjekje të organizuara për destabilizim të Kosovës.
“Konfiskimi i armëve, municionit dhe materialeve propagandistike me slogane si “Kosova është Serbi” nga Policia e Kosovës në Leposaviq është dëshmi e qartë se në veri nuk bëhet fjalë vetëm për raste të izoluara, por për përpjekje të organizuara për destabilizim të vendit. Këto elemente nuk kanë të bëjnë me shprehje të lirë politike, por me ideologji që synojnë ta minojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe ta paraqesin vendin tonë si të brishtë”, ka theksuar ai.
Tutje, Rexhepi ka shtuar se ky operacion është sukses policor dhe sinjal se institucionet nuk do të lejojnë kthimin e strukturave kriminale.
“Në një kohë kur Kosova po përballet me sfida politike dhe të sigurisë, ky aksion tregon profesionalizmin dhe vendosmërinë e Policisë së Kosovës dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, të cilat mbeten në vijën e parë të mbrojtjes së shtetit. Ky operacion nuk është vetëm” /BS
The post Zbulime alarmante në Leposaviq dhe Zveçan – Ekspertët paralajmërojnë: Sinjale të qarta destabilizimi nga Serbia! appeared first on Kosovapost.net.