Mjekët në SHBA kanë njoftuar planet për një terapi gjenetike radikale që synon të zvogëlojë në mënyrë drastike rrezikun e sulmit në zemër, shkaku kryesor i vdekjes në botë, me një gjilpërë që bëhët vetëm një herë.
Studiuesit shpresojnë të provojnë terapinë brenda tre viteve të ardhshme tek njerëzit me një çrregullim të rrallë gjenetik që i bën ata të prirur ndaj sulmeve në zemër në vitet ’30 dhe ’40. Nëse trajtimi është i sigurt dhe efektiv në pacientët, mjekët do të kërkojnë miratimin për të ofruar këtë trajtim në një popullsi më të gjerë, shkuan “The Guardian”.
“Terapia do të jetë e rëndësishme, ne mendojmë për çdo të rritur në rrezik të një sulmi në zemër”, tha Sekar Kathiresan, një kardiolog dhe gjenetist në Harvard Medical School i cili do të udhëheqë këtë përpjekje.
Njerëzit që janë në rrezik të një sulmi në zemër zakonisht marrin një sërë ilaçesh, të tilla si hollues të gjakut, statina të uljes së kolesterolit dhe pilula për tension të lartë. Shumica duhet të merren çdo ditë për pjesën tjetër të jetës së personit.
Studiuesit tanimë shpresojnë të transformojnë jo vetëm ndikimin e sëmundjes së zemrës në jetën, por edhe kostot që shërbimet shëndetësore përballen në kujdesin ndaj pacientëve. Sëmundja kardiovaskulare përbën një të katërtën e të gjitha vdekjeve në Angli.