Për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, ka kërkuar “plan sekuencimi të drejtë dhe të bararabartë” mes palëve, në takimin e parë me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
“U bisedua mbi një sërë temash, me fokus në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Implementimit i Ohrit duhet të zbatohen në tërësi përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve.
Ai vlerësoi edhe qëndrimin publik të Bashkimit Evropian se sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është shkelje e marrëveshjes”, thuhet në njoftim.