Ushtarët amerikanë të aviacionit, të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit KFOR, kryen një zbarkim ajror për trupat amerikane të këmbësorisë në mbështetje të një patrullimi në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare me Serbinë.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ky lloj trajnimi është jetik për të ruajtur gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë mes njësive, si dhe për të mbajtur efektivitetin e nevojshëm në veprimet e KFOR-it për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftim.
The post Zbarkim ajror për trupat amerikane të këmbësorisë për patrullimin në kufi me Serbinë, KFOR: Trajnime për ta ruajtur ndërveprueshmërinë mes njësiv appeared first on Kosovapost.net.