Mëngjesin e sotëm në fshatin Vitomiricë të Pejës është gjetur një person pa shenja jete. Siç raporton Gazeta Express bëhet fjalë për A.C. 39 vjeçar (emër i njohur për redaksinë). Në vendin e ngjarjes kanë dalur dy prokurorë, ai i krimeve të rënda dhe i departamentit të përgjithshëm për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Ky rast është cilësuar si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se ai është gjetur i shtirë, dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.