Zaniolo “fundos” Atalantën, Ivan Juric drejt largimit (video)

Pas pesë barazimeve rresht, Atalanta sërish nuk gjen qetësi dhe sot është mundur 1-0 nga Udinese. Në sfidën e luajtur në Friuli, vendosi goli i Nicolo Zaniolo në minutën e 40-të në pjesën e parë.

Sulmuesi italian shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit të marrë nga Hassane Kamara. Ky është goli i tretë në Serie A për Zaniolo-n këtë sezon, i cili është i huazuar tek Udinese. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Udinese fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë.

Atalanta mbetet në vendin e 11-të me 13 pikë, duke vënë në pikëpyetje të madhe fatin e Ivan Juric, i cili me shumë mundësi do të shkarkohet nga bergamaskët për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit.

SHIKOGOLINEZANIOLO

The post Zaniolo “fundos” Atalantën, Ivan Juric drejt largimit (video) appeared first on Telesport.