Në një aktivitet të fondacionit të tij, Javier Zanetti analizoi Serie A dhe Interin e tij: “Është një kampionat shumë i ekuilibruar. Pavarësisht disa humbjeve të pamerituara, ne jemi aty, një pikë larg kreut. Në Pisa patëm një reagim të madh pas derbit dhe ndeshjes me Atletico Madridin, dy humbje të vështira për t’u pranuar për mënyrën si erdhën. Futbolli është i tillë. Më e rëndësishmja është analiza që bëjmë për të vazhduar të rritemi, sepse besoj që ky Inter mund të jetë protagonist”.
Për kritikat ndaj Lautaro Martinez: “Janë absurd. Po flasim për kapitenin tonë, që jep shpirtin gjithmonë dhe ka një ndjenjë të madhe përkatësie. Nuk duhet vlerësuar vetëm për golat, por për gjithçka jep. I konsideroj absurde kritikat ndaj tij”.
Sa iu përket rekordeve të golave: “Pikërisht për këtë kritikat janë të pakuptimta. Ai ka përvojë dhe e di që këto gjëra janë pjesë e lojës”.
The post Zanetti: Kritikat ndaj Lautaros janë absurde. Ai është kapiteni ynë, gjithmonë jep gjithçka appeared first on Telesport.











