Zaccheroni zbulon përplasjen “fatale” me Adrianon: Nuk më përgjigjet më në telefon, faj i një vonese…

Ish-trajneri i Milanit, Interit dhe Juventusit,  ndër të tjera, Alberto Zaccheroni, i ftuar në “Premio Azeglio Vicini”, tregoi një episod argëtues dhe njëkohësisht domethënës lidhur me sulmuesin brazilian Adriano, gjatë kohës kur drejtonte Interin:

“U vonua në një seancë stërvitore dhe unë e qortova. Kjo shkaktoi një reagim shumë të fortë nga ana e tij. Që nga ai episod, Adriano vendosi të mos më përgjigjej më kurrë as në telefon, as në mesazhe. Edhe sot nuk më përgjigjet. E kam lënduar me atë që i thashë, e kam lënduar shumë”.

Më pas tregoi detajet e episodit: “Nuk e lejova të stërvitej atë ditë. E dija që një natë më parë kishte dalë… dhe i thashë: Po të them që nuk jam i zemëruar, jam vetëm i zhgënjyer. Sot shokët e tu janë aty duke të pritur për të nisur stërvitjen dhe ti ke ardhur pesë minuta me vonesë. Për këtë arsye nuk është e drejtë që të stërvitesh me ta. Tani kthehu në shtrat dhe nesër nëse ke dëshirë të stërvitesh, eja në orar”.

Zaccheroni shtoi: “Adriano filloi të qante dhe më tha që nuk do ta bënte më kurrë. Ai ishte bashkë me një shok tjetër, më i ri se ai, por nuk dua t’ia përmend emrin. U kthyen të dy në dhomat e zhveshjes dhe më pas shkuan në shtëpi. Që nga ai moment, Adriano mori skuadrën mbi shpatulla dhe na çoi në Champions League. Nuk mund të them që i fitonte ndeshjet krejt vetëm, por pothuajse”.

The post Zaccheroni zbulon përplasjen “fatale” me Adrianon: Nuk më përgjigjet më në telefon, faj i një vonese… appeared first on Telesport.