Yoro: Të gjithë në skuadër duan që Casemiro të qëndrojë edhe tifozët e treguan në stadium

Të gjithë në skuadrën e Manchester United donin që Casemiro të qëndronte në Old Trafford, sipas Leny Yoro. 34-vjeçari brazilian do të largohet nga United në fund të sezonit kur dhe kontrata e tij mbaron.

Casemiro shënoi në fitoren 3-1 të së dielës ndaj Aston Villa dhe Old Trafford brohoriti që ai të qëndronte edhe një vit. United kishte mundësinë të aktivizonte klauzolën për një vit shtesë në marrëveshjen e mesfushorit, por u ra dakord që braziliani të largohej.

Ndaj, pavarësisht dëshirës së tifozëve nuk pritet një kthesë 180 gradëshe.  “Të gjithë donin që ai të qëndronte. Ai është një lojtar vërtet i rëndësishëm për ne, ai e tregoi përsëri se sa vlen për këtë klub“, tha Yoro.

Edhe në dhomën e zhveshjes, çdo ditë, ai ka përvojën që askush tjetër nuk e ka në ekip. Ai fitoi gjithçka, kështu që kjo na ndihmon shumë në çdo ndeshje që luajmë dhe madje edhe jashtë fushës“, tha mbrojtësi i ri francez.

The post Yoro: Të gjithë në skuadër duan që Casemiro të qëndrojë edhe tifozët e treguan në stadium appeared first on Telesport.