Ymeri: VV ka uzurpuar sallën e Qeverisë, nuk është qeveri në detyrë

Analisti politik, Visar Ymeri ka deklaruar se grupi aktual parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të quhet qeveri, përfshirë edhe termin “qeveri në detyrë”.

“Unë mendoj që, për hir të diskutimit publik, nuk duhet me quajt qeveri në detyrë. Kjo është pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka uzurpuar sallën e qeverisë duke u bërë kishë dhe po mban mbledhje. Kjo nuk është qeveri”, ka thënë Ymeri në “VV Show”.

Ai ka shtuar se tentativa e kaluar për legjitimizimin e Qeverisë Kurti 3 me votë në Kuvend nuk ka kaluar, dhe se pavarësisht dispozitave ligjore dhe legjitimitetit politik, ky grup nuk mund të quhet “qeveri në detyrë”.