Analisti Visar Ymeri ka komentuar zhvillimet e fundit rreth incidentit në Skënderaj, duke thënë se ndaj Sami Lushtaku po përdoret një gjuhë që synon ta lidhë me strukturat kriminale në veri të Kosovës.
Sipas Ymerit, kur Lushtakut i thuhet se është “me Serbinë”, aludimi nuk ka të bëjë me periudhën e luftës, por me pretendime për bashkëpunim me banda serbe pas luftës.
Ai tha se termi “bandit”, që sipas tij është përdorur vazhdimisht për grupet kriminale në veri, tashmë po përdoret edhe ndaj Lushtakut.
“Kur po i thojnë Sami Lushtaku je me Serbinë, këta po mundohen që aludu kishe Samir Lushtaku ka pas bashkëpunim me Serbinë pas lufte. Nuk po e prekin luftën, po dojnë me thanë kishe Sami Lushtaku ka bashkëpunu me bandat e serbinë në kosovë, pas luftës. A e ke pas qysh i thojnë “bandit”. Se po dojnë me lidh me gjuhën, se ky termi bandit është rezervu për bandat në veri. Ky termi bandat po i thonë Sami Lushtakut”, tha Ymeri në “VV Show”.
Ymeri reagoi edhe ndaj dërgimit të njësive speciale të Policisë së Kosovës në Skënderaj, duke e cilësuar atë si veprim “skandaloz”.
“Dërgimi i njësive speciale qysh janë dërgu në Skënderaj, ka qenë skandaloze. Nuk e di çfarë qëllimi kanë pas ato. Nuk po them që policia e kosovës nuk duhet mu dërgu në pjesë të Kosovës, por me dërgu njësitin special me armë të gjata në një vend të caktuar duhesh me pas arsye, se njësiti special nuk është polici komunikacioni”, tha ai më tej.








