Ymeri: Pesë vjet në pushtet, me nga një aferë çdo ditë, Vetëvendosje bën fushatë me ‘ata janë të korruptuar’

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin Debat Plus, ka kritikuar mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje po e zhvillon fushatën për zgjedhjet lokale, duke paralajmëruar përsëritjen e qasjes së zgjedhjeve të kaluara.

Sipas Ymerit, partia në pushtet po shmang diskutimin për problemet konkrete të qytetarëve dhe po e fokuson debatin në çështje dytësore.

Ymeri theksoi se Vetëvendosje po vazhdon të përdorë retorikën kundër korrupsionit, duke harruar se është në pushtet prej pesë vitesh.

“Lëvizja Vetëvendosje, nëse vazhdon kështu me këtë fushatë, e kam dro që ka me vazhdu, ka me pasë edhe një fushatë sikur në zgjedhjet e kaluara, në të cilat po insistohet të mos flitet për kurrgjë të rëndësishme për qytetarët, por vetëm për disa budallaki që i shpik Albini. Krejt kjo retorika e Vetëvendosjes se ‘ata janë të korruptuar’, janë duke harruar që janë në pushtet që 5 vjet. Janë duke harruar që ne çdo ditë lexojmë për nga një aferë.” – tha ai.