Ymeri nxjerr të dhënat: Mbi 72 mijë euro veç sot transporti i rrymës nga Maqedonia në Kosovës, fitues djali i gjeneralit serb

Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nxjerrë të dhënat ku sot vetëm transporti i energjisë elektrike nga Maqedonia e Veriut në Kosovës ka kushtuar hiç më pak se 72 mijë euro dhe fitues i këtij transporti djal i një gjenerali serr.

“Transporti i Energjisë Elektrike (vetëm transporti), brenda ditës sot, nga Maqedonia deri në Kosovë, mbi 72,000 Euro. Një ndër fituesit e këtij transporti, djali i gjeneralit serb. Hajde tash postoni për Veriun, krejt VV-ja edhe tregoni sa po punoni për neve. Me pas punu për neve sa keni punu për serb, sot e kishëm kalu zhvillimin e Kroacisë”, shkroi ajo.