Ymeri: Kurti po tenton me josh deputetë, VV po fryhet me shkeljet e veta

Analisti politik Visar Ymeri ka reaguar ndaj mënyrës së funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, duke e akuzuar këtë të fundit për përpjekje për të joshur deputetët e Kuvendit për të siguruar mbështetje politike.

Sipas Ymerit, thelbi i problemit nuk qëndron vetëm te metodat që Kurti po përdor, por te transformimi i Vetëvendosjes në të kundërtën e asaj që ka përfaqësuar për vite të tëra.

“Albin Kurti po mundohet me ble, po mundohet me josh deputetë. Dmth këtij nuk po i ecë sepse nuk po di me ba një gjë të tillë ose po nxihen shpejt. Por ky nuk është problemi. Problemi kryesor është se si një parti e cila ka fitu popullaritet në Kosovë duke u paraqit si një parti e cila është e ndërtu 100% përmbi parime politike e jo përmbi çfarëdo aspekti tjetër të funksionimit politik, të cilën ajo e ka kritiku, e ka akuzu, e ka sha përgjatë viteve, dhe kemi kemi qenë bashkë aty me tjerët, dhe tash e njëta parti po e bën atë që e ka kritiku shumë për e bën në mënyrë të hapur, edhe për e bën në mënyrë gati se krekosë”, tha Ymeri në “VV Show”.

Ai theksoi se nuk ka parë ndonjëherë ndonjë forcë politike në Kosovë që “fryhet me shkeljet që ia bën parimeve të veta”.

“Pra unë nuk kam pa najherë një forcë politike në Kosovë e cila, si të them kështu krekoset, ose me thon në gjuhën popullore fryhet me shkeljet që i ban karshi parimeve të veta”.