Ymeri: Kurti po dëshiron ta heqë qafe Glauk Konjufcën

Ish-kryetari i VV-së tash analisti Visar Ymeri, ka folur për raportin e Albin Kurtit me Glauk Konjufcën.

Sipas Ymerit, Kurti është i shqetësuar kur dikush ka popullaritet kaq të madh sa Konjufca.

“Një prej aspekteve që Albin Kurtin nuk e merr gjumi natën është popullariteti i Glaukut. E ke një person në LVV që është shumë i votum dhe që secili flet mirë, për dallim prej Kurtit që flasin keq. Albini këtë nuk mundet me duru”, tha Ymeri në “VV Shoë”.

Ymeri e vlerësoi Konjufcën për postin si kryetar i Kuvendi.

Ai shtoi se nëse LVV nuk e kandidon përsëri Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit ose nuk i japin një post ministror, mund të ketë një synim për ta larguar atë nga LVV.

“Glauku po bëhet person i rëndësishëm dhe si kryetar i Kuvendit e ka luajt rolin shumë mirë duke e pasë parasysh pjesë e cilës parti ka qenë. Nëse nuk e kandidojnë prapë për kryetar Kuvendi ose nuk ia japin një post ministror, dhe e kandidojnë për kryetar të Prishtinës unë mendoj që kjo është qëllim me heq qafe Glaukun sesa me fitu Prishtinën”, tha Ymeri.