Ymeri: Intoksikimi i atmosferës ka ardhur nga Kurti – shpallje të hajvanëve pa asnjë fjalë për program

Visar Ymeri ka komentuar deklaratat e deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti lidhur me “atmosferën e intoksikuar” në politikën kosovare. Në “Debat Plus”, Ymeri tha se pajtohet me konstatimin për toksicitetin dhe mungesën e diskutimeve për punë e ide, por theksoi se vetë Kurti është ndër ata që kanë kontribuar më shumë në krijimin e këtij ambienti.

Sipas Ymerit, fushatat e Kurtit shpesh janë karakterizuar nga përçarje, fyerje dhe polarizim, e jo nga diskutime programore.

“Çështje që duhet të diskutohet është kjo fjalia me të cilën pajtohem, që e tha që është intoksikuar për atmosferën. Që ka shumë toksicitet në diskutimin publik. Inati e xhelozi, tha nuk po flitet për punë. Dakord jam me këtë. Ne e kemi pas fushatën e 9 shkurtit në të cilën kemi pas herë mbytje të mizave, e herë gjuajtjeve të letrave, e herë shpallje të hajvanëve, e asnjë fjalë për pune program. Dhe kjo ka ardhur nga kryeministri Kurti. Dhe mendoj që nëse Kurti është i sinqertë në këtë kritikë që ia bën situatës dhe polarizimit të saj.” – tha Ymeri.