Ymeri analizon lëvizjet e fundit të Kurtit: “Kurrë në histori të njerëzimit nuk ka pasur këso situate”

Visar Ymeri beson se “asnjëherë në histori të njerëzimit” nuk ka pasur situatë politike të ngjashme me atë në të cilën ndodhen aktualisht Kosova dhe Albin Kurti.

Ish-deputeti dhe kryetari i Vetëvendosjes tha të dielën në emisionin VV Show se është e pakuptimtë dhe e pashpjegueshme se si Kurti po refuzon të jetë kryeministër pavarësisht se i ka fituar mbi 50% të votave.

Këtë analizë ai e mbështeti tek lëvizjet e fundit të kryeministrit Kurti, sidomos te leximi që ai i bën qëndrimeve të fundit – sipas të cilave vendi po shkon pashmangshëm drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Këtu më nuk është pyetja a po e rrit votën, por sa po e rrit. Kur i ke 48 deputetë, ty të nevojitet mbi 60 për të krijuar vet qeverinë – dhe këtë e mbërrijti. Cili është kufiri tash? Tash kufiri është 80 vota të cilat nevojiten për të zgjedhur presidentin vet”, tha Ymeri.

“Ndoshta po do që t’i ketë më pak deputetë. Por, unë s’po mund ta di pse Albin Kurti po refuzon të bëhet kryeministër i këtij vendi. Mendoj që ka ardhur koha të pyetet pse nuk po do të jetë kryeministër”, vazhdoi ai. “Kurrë në histori të njerëzimit nuk ke pasur këso situate kur e ke njeriun që i fiton zgjedhjet por veç nuk do që të jetë kryeministër”.

Ndërsa, gazetari Kajtazi tha se Kosova nuk do t’ia shohë hairin Kurtit.

“Kurti, edhe mund t’i fitojë 60%, mund t’i fitojë sado vota por këtij njeriu kurrë askush hajrin s’ka me ia pa sepse na ka dhënë prova të mjaftueshme që ky nuk do të ecë përpara. Ky është bllokues që do me jetu me propagandë, me ndihma sociale”, tha Kajtazi.