Real Madridi po synon të sigurojë një hakmarrje ndaj Arsenalit në afatin kalimtar veror, më saktësisht në garën për Martin Zubimendin.
‘Los Blancos’ u eliminuan nga Liga e Kampionëve pasi u mposhtën nga ekipi i Mikel Artetas me rezultat të përgjithshëm 5-1 pas dy ndeshjeve.
Ndryshime të mëdha po planifikohen tek Real Madridi në verë me klubin që njihet për shpenzime të mëdha pas dështimeve dhe Zubimendi është vetëm një emër në listë.
Trent Alexander-Arnold është në prag të kompletimit të transferimit në Madrid si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij në qershor.
Pa marrë parasysh a qëndron Ancelotti apo jo, Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë për ta përforcuar ekipin në muajt në vazhdim.
Arsenali ka qenë i lidhur fortë me një transferim të mesfushorit bask pas vendimit të tij për ta refuzuar Liverpoolin verën e kaluar.
Sidoqoftë, pavarësisht se klubi londinez kishte besim se do të arrihej një marrëveshje për Zubimendin, një raportim nga Footmercato pretendon se lojtari i ka dhënë prioritet kalimit tek Real Madridi.
Arsye për këtë është preferenca e tij e përgjithshme për ta vazhduar karrierën në Spanjë dhe një lëvizje në Madrid përveç se do t’ja siguronte këtë, ai do të luftonte edhe për trofe të mëdhenj.