Erza Muqolli, vogëlushja që po mahnitë me zërin e saj
Është një nga këngëtaret më të talentuara në mbarë vendin, Erza Muqolli edhe pse e re në moshë karriera e saj po kalon edhe jashtë kufijëve shqiptarë, përcjellë albinfo.ch
Ajo cilësohet për zërin e saj të veçantë, dhe për pjesmarrje të suksesshme në skenën e muzikës.
Vajza shqiptare e cila në Francë tanimë është ndër fëmijët që merr vëmendjen më të madhe të mediave dhe publikut me projektet e saj muzikore, ka qenë e pranishme në Radio Scoop Music Tour 2019.
Koncerti më i madh veror në Francë këtë vit ka mirëpritur Erzën dhe artistët e tjerë të njohur si Francë, si Bilal Hassani, Mika, Danke, Clara Luciani e artistë tjerë.
Erza, 13 vjeçare, ka kënduar para 40 mijë të pranishmëve në koncert, këngën e saj “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Winehouse.