Chamberlain fitoi titullin “mbreti i mini-serialit” për rolet e tij kryesore në Shogun dhe The Thorn Birds.
Richard Chamberlain, aktori i njohur më së shumti për rolin e tij në dramën e viteve 1960, Dr. Kildare dhe për rolin kryesor në serialin Shogun, ka vdekur në moshën 90-vjeçare, ka konfirmuar publicisti i tij për BBC.
Chamberlain fitoi titullin “mbreti i mini-serialit” për rolet e tij kryesore në Shogun dhe The Thorn Birds.
Ai vdiq vonë të shtunën në mbrëmje me orën vendore (10:15 të dielën) në Waimanalo, Hawaii, pasi pësoi komplikime nga një goditje, konfirmoi publicisti i tij Harlan Boll – vetëm disa orë para se të mbushte 91 vjeç.
Martin Rabbett, partneri prej kohësh i Chamberlain, e quajti atë një “shpirt të mahnitshëm dhe të dashur” në një deklaratë.
Ai tha: “Richardi ynë i dashur është me engjëjt tani. Ai është i lirë dhe fluturon drejt atyre të dashurve para nesh.”
Babbett shtoi: “Dashuria nuk vdes kurrë. Dhe dashuria jonë është nën krahët e tij, duke e ngritur atë në aventurën e tij të ardhshme të madhe”.
Fama e madhe e Chamberlain erdhi në vitin 1961, kur ai u bë një emër i njohur si Dr. James Kildare, në Dr. Kildare. Shfaqja, e bazuar në një seri filmash të njohur të viteve 1930 dhe 40’, tërhoqi miliona shikues dhe e bëri atë një figurë të dashur.
Ai u bë mbreti i mini-serialit televiziv të viteve 1980, duke luajtur një të burgosur perëndimor në Shogun dhe një prift katolik të tunduar nga dashuria në The Thorn Birds.
Ky i fundit mbajti përpara ekraneve 60% të audiencës televizive amerikane dhe fitoi 16 nominime për Emmy.
Ai mohoi të ishte homoseksual kur u përball me një revistë franceze në vitin 1989 dhe nuk foli publikisht për homoseksualitetin e tij derisa mbushi 70 vjeç.
Chamberlain zbuloi se ishte homoseksual në biografinë e tij të vitit 2003, Shattered Love. Pavarësisht një lidhjeje 30-vjeçare me aktor-regjisorin Rabbett, ata e kishin mbajtur të fshehtë jetën e tyre private.
Në intervistat për promovimin e kujtimeve, ai këshilloi aktorët e tjerë të pashëm kryesorë që të mbanin seksualitetin e tyre për vete.
“Mendova se kishte diçka shumë, shumë thellësisht të gabuar me mua”, pranoi Chamberlain. Çifti u ndanë në vitin 2010.
Chamberlain lindi më 31 mars 1934, në Beverly Hills, California.