Ylli i serialit “Casino Royale”, Caterina Murino bëhet nënë në moshën 48 vjeçare pas një beteje të gjatë për të pasur një pasardhës

Aktorja italiane Caterina Murino, e njohur më së miri për rolin e saj si vajza e Bondit në filmin “Casino Royale”, u bë nënë në moshën 48-vjeçare.

Pas vitesh përballjeje me infertilitetin, Caterina lindi një djalë në gusht dhe vetëm kohët e fundit vendosi ta ndante këtë lajm të shumëpritur me publikun.

Murin zbuloi se e quajti djalin Demetrio Tancredi Rigaud Murino dhe bëri shaka në postim se macet e saj morën një “vëlla më të vogël”.

“Illithyia, Hercule, Selene dhe Leto njoftojnë lindjen e vëllait të tyre të vogël Demetrio Tancredi Rigaud Murino, më 21 gusht 2025, në orën 18:17…Mami dhe babai i tyre janë mirë dhe shumë të gëzuar, megjithëse të vetëdijshëm se i presin netë pa gjumë”, tha Murino.

Aktorja ka qenë e hapur për problemet e saj me infertilitetin për vite me radhë, duke e quajtur atë një nga sfidat më të vështira të jetës së saj. Vitin e kaluar, ajo tha se ndjeu dhimbje të madhe për pamundësinë e saj për t’u bërë nënë, duke vënë në dukje: “Mospasja e fëmijëve është një dhimbje, jo një keqardhje. Në moshën 47 vjeç, mendova se ai që ndan mrekulli më kishte harruar.”

Megjithatë, pavarësisht të gjitha vështirësive, aktorja arriti të mbetej shtatzënë këtë vit nëpërmjet riprodhimit të asistuar. Në një intervistë me revistën franceze Gala në fillim të këtij viti, ajo konfirmoi se kishte mbështetjen e fortë të partnerit të saj, avokatit francez Edouard Rigaud, me të cilin jeton në lagjen Montmartre të Parisit. Çifti është bashkë që nga viti 2019, dhe para lindjes së djalit të tyre, Caterina pësoi dy aborte spontane.

Megjithatë, thotë ajo, shtatzënia kaloi pa ndërlikime. “Kam pasur një shtatzëni krejtësisht normale – pa diabet, pa pagjumësi, pa shqetësime”, tha aktorja.

Me përvojën e saj, Caterina Murino dëshiron t’u japë shpresë të gjitha grave që përballen me sfida të ngjashme, duke treguar se edhe kur gjithçka duket e pamundur, mrekullitë prapëseprapë ndodhin.