Ylli i ri i Real Madrid zgjodhi Milanin, por pas bisedës me Xabi Alonso ndërroi mendje

“Defensa Central” ka zbuluar së fundmi një prapaskenë të veçantë nga merkato e kësaj vere, e cila u mbyll zyrtarisht më 1 shtator.

Talenti i ri i Real Madrid, Jesus Fortea, zbulohet se ka qenë shumë pranë transferimit te Milan. Mbrojtësi i ri i krahut të djathtë, vetëm 18 vjeç, duket se kishte gjetur gjuhën e përbashkët me klubin kuqezi dhe ishte bindur nga projekti i tyre.

Megjithata, situata ndryshoi plotësisht pas bisedës së lojtarit me trajnerin Xabi Alonso, ku i pranishëm ka qenë edhe Alvaro Arbeloa, trajneri i Real Madrid Castilla.

Fortea edhe pse ende është pjesë e ekipit të dytë të Real Madrid, konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe, që me siguri shumë shpejt do marrë minuta edhe në ekipin e parë, ndaj te Reali nuk kanë pranuar largimin e tij drejt Milanit. Vendimtar në vendimin e Fortea për të qëndruar në Madrid, ka qenë pikërisht Xabi Alonso.

The post Ylli i ri i Real Madrid zgjodhi Milanin, por pas bisedës me Xabi Alonso ndërroi mendje appeared first on Telesport.