Në një intervistë me “L’Équipe”, mesfushori sulmues i Real Madrid, Arda Güler, preku disa tema, përfshirë partneritetin e tij në fushë me Kylian Mbappé. “Cilësitë e Mbappé dhe të miat janë bërë për njëra-tjetrën“, tha talenti i ri turk.
“Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mire, gjithçka rrjedh qetësisht. Ndonjëherë, flasim pak para ndeshjeve: ‘Sot duhet të bëjmë këtë, atë.’ Ka edhe netë kur një vështrim është i mjaftueshëm“, tha Guler.
Pasi luftoi për të gjetur kohë loje sezonin e kaluar, Güler është vendosur si një lojtar kyç nën drejtimin e Xabi Alonso, duke lënë gjurmë me performanca mahnitëse këtë sezon. Lojtari turk shprehu besimin e tij të pakushtëzuar te trajneri.
“Kam besim të plotë në planet e Xabi Alonso. Nëse një ditë ai më thotë të luaj në portë, do të blej doreza!” tha Güler. 20-vjeçari deri më tani ka realizuar tre gola dhe katër asiste në të gjitha garat, duke krijuar gjithsej 22 raste për shënim.
The post Ylli i Real: Nëse Alonso më kërkon të luaj në portë do të shkoj me vrap të blej dorezat e portierit appeared first on Telesport.