Mbrojtësi i Milanit, Matteo Gabbia, ka pranuar se situata është ‘qartësisht e keqe’ në dhomat e zhveshjes pas humbjes së tretë radhazi që i lë ata në pozitën e nëntë në Serie A.
‘Rossonerët’ tashmë ishin duke kaluar në vështirësi të madhe para duelit ndaj Lazios në ‘San Siro’, pasi së fundmi u eliminuan nga Feyenoordi në Ligën e Kampionëve.
“Qartësisht e keqe. Është e vështirë të flasim për këtë, situata nuk është pozitive dhe është e vështirë të gjejmë një përgjigje”.
“Ka hidhërim, por ne duhet të tentojmë ta shtypim butonin e pushimit. Mund të tingëllojë si klishe, por ne duhet të sigurohemi që sezoni të përfundojë në një notë tjetër”.
“Rezultatet nuk po vijnë dhe ne duhet të tentojmë te mbetemi të bashkuar, t’i japim fund këtij sezoni me krenari”, ka thënë Gabbia.
Kujtojmë se ultrasit e Milanit ‘Curva Sud’, organizuan një protestë dhe për këtë arsye stadiumi ishte i zbrazët për 15 minuta dhe pastaj filluan me ofendime ndaj pronarit Gerry Cardinale dhe lojtarëve gjatë pjesës së mbetur të ndeshjes