Nuk ka mungesë lojtarësh të cilët janë të etur për të nënshkruar për Real Madridin dhe ka shumë agjentë që bëjnë përpjekje për t’i çuar klientët e tyre në ‘Santiago Bernabeu’.
Kjo ka rezultuar në atë që ‘Los Blancos’ të marrin shumë oferta nga futbollistët, diçka që ndodhë rrallë herë me rivalët e tyre.
Rasti i fundit i kësaj natyre është ai i Manuel Akanjit. Mbrojtësi zviceran ka kaluar pjesën më të madhe të sezoneve të fundit duke konkurruar ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, por Marca shpjegon se Akanji është vetëofruar tek Real Madridi si një opsion për këtë verë.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, po planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në ekipin e tij në verë dhe Akanji beson se është koha që ai të nis një aventurë të re.
E përditshmja spanjolle tutje raporton se ‘Los Blancos’ nuk e ka për qëllim që ta afrojë Akanjin në ekipin e tyre.
Real Madridi ka vuajtur shumë nga lëndimet në fazën e mbrojtjes gjatë dy sezoneve të fundit, pas lëndimeve serioze që pësuan Dani Carvajal, David Alaba dhe Eder Militao.
Ata tentuan të nënshkruajnë me Leny Yoro verën e kaluar gjithashtu dhe ishin lëndimet ato që bën që të dalë në skenë Raul Asencio.
Si do që të jetë, Akanji nuk i përshtatet politikës së transferimeve që ka Real Madridi.
Ndonëse ai mund të luajë në disa pozicione të ndryshme, ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Cityn dhe kalimi i tij në Spanjë nuk do të ishte i mundur pa u paguar një shifër parash.
Real Madridi gjatë viteve të fundit është fokusuar për të shpenzuar më shumë tek lojtarët e rinj në moshë teksa kujtojmë se Akanji është 29-vjeçar