Ylli i Liverpool-it drejt Arabisë Saudite, edhe pse e kërkon gjysma e Europës

Aventurës së Darwin Nunez te Liverpool i ka ardhur fundi. Sulmuesi uruguaian është drejt largimit nga kampioni në fuqi i Anglisë, pasi nuk është në planet e Ruben Amorim për sezonin e ri.

Edhe pse për të ka interes nga shumë klube të njohura në Europë, momentalisht ekipi i vetëm që po bën lëvizje konkrete për transferimin e Nunez është Al-Hilal.

Liverpool kërkon të paktën 60 milionë euro për të lënë të lirë Darwin Nunez, shifër kjo shumë e lartë, duke parë formën jo të mirë të treguar nga 26-vjeçari gjatë sezonit të kaluar.

Shumica e klubeve në Europë që interesohen për Nunez janë më shumë për huazimin e tij, ndërsa Liverpool kërkon shitjen përfundimtare. Këtë kërkesë duket se e plotëson deri tani vetëm Al-Hilal. Klubi arab është i gatshëm të ofrojë shumën e kërkuar nga Liverpool si dhe një pagë të majme për urguianin.

Gjithsesi, ende nuk dihet nëse Nunez do pranonte të “mbyllte” karrierën në Europë kaq shpejt.

The post Ylli i Liverpool-it drejt Arabisë Saudite, edhe pse e kërkon gjysma e Europës appeared first on Telesport.