Një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së janarit pritet të jetë ajo e Andy Robertson drej Tottenham. Mbrojtësi i majtë skocez ka humbur vendin e titullarit dhe është i pakënaqur me minutat e pakta që ka marrë këtë sezon nga Arne Slot.
Në këtë situatë ai po mendon largimin nga Liverpool dhe destinacioni i ri pritet të jetë Londra, aty ku e kërkon Tottenham. Klubi londinez është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për skocezin, edhe pse kontrata e tij në fakt skadon pas 6 muajsh dhe mund ta marrë si lojtar të lirë.
I pyetur nga gazetarët mbi fatin e Robertson në përfundim të ndeshjes, ku Liverpool u mund 3-2 nga Bournemouth, Arne Slot tha se nuk flet asnjëherë para mikrofronit për merkaton.
“A kam thënë ndonjëherë diçka për transferimet para mikrofonit? Përgjigja është se ne nuk flasim për transferimet publikisht”, u shpreh Slot.
The post Ylli i Liverpool drejt Tottenham për 30 mln euro, Slot: Nuk falas para mikrofonit për transferimet appeared first on Telesport.










