Ekuadoriani Piero Hincapie i është vetëofruar Real madridit, sipas asaj që raporton ESPN. Ekuadoriani 23-vjeçar beson se do të ishte një përforcim i duhur për madrilenët, duke qenë se luan si mbrojtës i majtë dhe qendërmbojtës dhe Reali ka pasur dhe ka mjaft probleme në këtë repart.
Forma jo e mirë që ka shfaqur Raul Asencio në Kupën e Botës për Klube, dëmtimet e vazhdueshme të Eder Militao dhe David Alaba, janë faktor që mund ta shtyjnë Real Madridin të transferojë Piero Hincapie.
Xabi Alonso e njeh mjaft mirë ekuadorianin duke qenë se ka punuar me të te Leverkusen dhe është një shtysë e madhe që ai të transferohet në Madrid. Kontrata e tij me Leverkusen skadon në vitin 2029, por duke qenë vetë dëshira dhe inisistimi i vazhdueshëm i vetë lojtarit për t’u transferuar në Madrid, dy klubet mund të gjejnë gjuhën e përbashkët.
The post Ylli i Bundesligës i vetëofrohet Real Madridit, Alonso e njeh shumë mirë appeared first on Telesport.