Ylli i Barcelonës pranon largimin, nis kontaktet me klubet e Arabisë Saudite

Pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar edhe një vit tjetër, Robert Lewandowski duket se ka pranuar më në fund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, kohë kur i mbaron edhe kontrata me katalanasit.

Ndërkohë, “AS” zbulon se agjenti i sulmuesit polak, Pini Zahavi, ka nisur kontaktet e para me klubet saudite për një transferim të mundshëm të Lewandowski-t drejt Arabisë.

Intereis nga klubet arabe është shumë i madh për polakun, i cili emsa duket më në fund ka vendosur t’i vlerësojë ato, duke parë daljen që i ka bërë Barcelona.

Por, nuk përjashtohet as mundësia për një transferim të mundshëm drejt MLS-së, është klubi i Chicago Fire që intereoshet për polakun dhe është gati ta bindë atë me një ofertë shumë të mirë ekonomike.

The post Ylli i Barcelonës pranon largimin, nis kontaktet me klubet e Arabisë Saudite appeared first on Telesport.