Aventurës së Andreas Christensen te Barcelona i ka ardhur fundi. Danezi do të largohet gjatë kësaj merkatoje verore dhe me shumë mundësi destinacioni i ri do jetë në Arabinë Saudite.
Është pikërisht klubi i Al-Nassr që interesohet për të siguruar shërbimet e mbrojtësit danez dhe javën që vjen pritet një ofertë zyrtare e arabëve në drejtim të Barcelonës.
Ajo që që të bën më shumë habi është se Cristiano Ronaldo ka kërkuar shprehimisht nënshkrimin e tij sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle. Portugezi është i bindur se Christensen do të sillte përvojën dhe stabilitetin që i nevojitet ekipit në mbrojtje.
Nga ana tjetër, mbrojtësi 29-vjeçar është i hapur për një aventurë të re, duke ditur që konkurrenca në repartin e mbrojtjes te Barcelona është shumë e fortë dhe ai ka pak shanse të jetë titullar. Kartoni i danezit vlen te 15 milionë euro, shifër e pallogaritshme për një klub si Al-Nassr.
The post Ylli i Barcelonës drejt transferimit tek Al-Nassr. E kërkon Cristiano Ronaldo appeared first on Telesport.