Ylli e fiton dramën ndaj Pejës në Suharekë

E treta fitore radhazi për “Xhebrailat”.

Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Pejën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë me rezultat 72-64.

Mysafirët e nisën furishëm këtë ballafaqim, duke shkuar në epërsi 0-12, por që fraksionin fillestar në fund e mbyllën vetëm me tri pikë diferencë, 16-19, njofton klankosova.

Megjithatë suharekasit u rikthyen në 10 minutat e dyta, duke e mbyllur pjesën e parë 42-36.

Peja u rikthye sërish në periodën e tretë, duke hyrë në çerekun e fundit në avantazh prej një pike, 58-59.

Por vendasit festuan në fund, duke triumfuar në dramën e vërtetë të luftuar në terenin e tyr