Pas një vere të ngarkuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, Yll Limani ka vendosur të çlodhet larg skenës.
Këngëtari po kalon ditë pushimi në Portugali, ku shoqërohet nga miqtë dhe stafi i tij i afërt.
Ai ka ndarë me ndjekësit momente nga aventurat e tij, duke përfshirë edhe hedhjen me parashutë nga helikopteri, shkruan “Kosovarja”.
Ky aktivitet ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët e kanë përgëzuar për guximin dhe energjinë pozitive që transmeton.