Yildiz si Del Piero, gol fotokopje ndaj Borussia Dortmundit: Ishte veprim instinktiv

30 vite më pas, historia përsëritet. Pamë një gol “fotokopje” kundër Borussia Dortmundit, nga Del Piero te Kenan Yildiz. Ndryshe nga festimi me gjuhë jashtë, tashmë i “vjedhur” nga turku, kjo perlë ishte krejtësisht e tij. Yildiz as nuk kishte lindur kur idhulli i tij shënoi atë gol ikonik, madje nuk e kishte parë as në video.

Pas barazimit 4-4, ai pranoi i habitur ngjashmërinë: “Ndoshta ai i Del Pieros është gol më i mirë”. Në “Sky”, legjenda bardhezi e komplimentoi: “Goli yt ishte spektakolar, një trajektore e jashtëzakonshme. Topi kthehet dhe njëkohësisht ulet, me dyfish efekt bëhet i papërballueshëm. Bravo”. Yildiz iu përgjigj me respekt: “Edhe ty komplimente për golin”.

Turku shpjegoi golin e tij: “Ishte një vendim instinktiv. Kur erdhi topi, pashë hapësirë dhe godita. E pashë të hynte si në ‘slow motion’. Jam i lumtur jo vetëm për golin, por sidomos që ndihmova skuadrën”.

 

The post Yildiz si Del Piero, gol fotokopje ndaj Borussia Dortmundit: Ishte veprim instinktiv appeared first on Telesport.