Juventusi ka vendosur: Kenan Yildiz është shtylla teknike për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Ky vendim konfirmohet nga dy faktet kryesore: dhënia e fanellës prestigjioze nr.10 këtë sezon dhe roli i tij si lider teknik në fushë. Një tjetër tregues është negociata e rinovimit të kontratës, për të shmangur interesin e fortë nga Premier League. Pjesë e menaxhimit është familja.
Babai i tij, Engin Yildiz, është vendosur në Torino për të koordinuar bisedimet me drejtuesit e klubit. Yildiz ka tërhequr interesin e klubeve më të mëdha europiane: Arsenal, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich. Konkurrenti më serioz duket Chelsea, i gatshëm t’i ofrojë 10 milionë euro në sezon për ta marrë në Londër. Juventusi, megjithatë, nuk pranon të bisedojë për shitjen e tij nën 100 milionë euro.
Rinovimi i kontratës synon rregullimin e pagës, aktualisht 5 milionë euro + bonuse, për të arritur kërkesën e lojtarit prej 6 milionë eurosh neto, me kontratë deri më 30 qershor 2030. Yildiz është gjithashtu kapiteni më i ri në historinë e Juventusit, duke u bërë simboli i kontinuitetit, lider teknik dhe fytyra publike e klubit.
The post Yildiz-Juve, bisedime të pandërprera për rinovimin. Ja plani bardhezi për ta “blinduar” talentin turk appeared first on Telesport.