Yildiz është i paarritshëm, Barcelona hedh sytë nga ylli tjetër i Juventusit

Edhe pse dëshira e madhe e Barcelonës është transferimi i Kenan Yildiz, katalanasit janë të vetëdijshëm se kjo është një lëvizje e pamundur. E para, Juventus nuk ka ndërmend të heq dorë prej yllit turk. E dyta, Barcelona nuk është në kushtet e favorshme financiare për të paguar të paktën 100 milionë euro, shifër që mund të ndryshojë mendjen e bardhezinjve.

Nëse Kenan Yildiz është i paarritshëm, Barcelona po ndjek një tjetër yll të Juventusit, transferimi i të cilit është mëse i mundshëm. Katalanasit kanë shtuar interesin mbi Dusan Vlahovic, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi serb nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Juventusit për rinovimin e kontratës, ndaj largimi i tij është i sigurt. Duke ditur cilësitë dhe kapacitetin e sulmuesit dhe mbi të gjitha që është falas, Barcelona është shumë e interesuar për transferimin e Dusan Vlahovic.

Problem mbetet paga e lartë që sulmuesi kërkon, pasi aktualisht paguhet 12 milionë euro në sezon, shifër e vështirë kjo për Barcelonën aktualisht.

The post Yildiz është i paarritshëm, Barcelona hedh sytë nga ylli tjetër i Juventusit appeared first on Telesport.