Yamal zëvendësohet dhe reagon me tërbim, por zemërimi nuk ishte ndaj Flick

Një episod në fundin e ndeshjes ndaj Rayo Vallecano ka shkaktuar debate në ambientin e Barcelonës. Më saktësisht, Lamine Yamal u bë protagonist i një reagimi që fillimisht dukej i drejtuar ndaj stolit. Talenti blaugrana u zëvendësua në minutën e 82-të, duke lënë fushën dukshëm i pakënaqur, një sjellje që ndezi diskutime mes tifozëve.

Gjatë zëvendësimit, vendim i marrë nga Hansi Flick për të futur Marcus Rashford, 18-vjeçari tregoi shenja frustimi, duke shmangur kontaktin vizual me trajnerin dhe gjestikuluar drejt stolit. Veçanërisht, ai ngriti 4 gishta duke folur me një anëtar të stafit teknik, shprehje pakënaqësie që dukej si protestë ndaj vendimit teknik.

Sipas “El Chiringuito”, megjithatë, nervozizmi i Yamal nuk ishte drejtuar ndaj Flick. Ai erdhi për disa vendime arbitrare, me dy ose tri faulle të pësuara dhe të paakorduara gjatë ndeshjes. Ndërsa largohej nga fusha, Yamal vazhdoi të gestikulonte drejt arbitrit.

Zëvendësimi ishte kryesisht parandalues, lojtarit i ishte dhënë kartoni i verdhë dhe stafi teknik preferoi të shmangte rreziqet për ndeshjen ndaj Atlético Madridit. Një vendim menaxhimi, jo refuzim, pavarësisht imazheve që dukeshin ndryshe.

The post Yamal zëvendësohet dhe reagon me tërbim, por zemërimi nuk ishte ndaj Flick appeared first on Telesport.