Yamal u dëmtua në sfidën ndaj Bullgarisë, trajneri De La Fuente sqaron gjendjen e sulmuesit

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka qetësuar të gjithnë në lidhje me frikën për një dëmtim të mundshëm në shpinë të Lamine Yamal, pasi ylli i Barcelonës u zëvendësua 10 minuta nga fundi në takimin kundër Bullgarisë.

“La Roja” fitoi me lehtësi në Sofje 3-0, por de la Fuente paralajmëroi se skuadra e tij mund të presë një ndeshje më të vështirë kundër Turqisë të dielën. Ai konfirmoi pas ndeshjes se të gjithë lojtarët e tij e përfunduan takimin “të shëndetshëm”.

Lidhur me Lamine Yamal, i cili u nxor për shkak të ankesave për një problemi me shpinën, de la Fuente konfirmoi për “Cadena SER” se ai duhet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e tyre me Turqinë.

Nuk jam aspak i shqetësuar për këtë sepse kemi lojtarë që mund të shënojnë gola. Në Kampionatin e fundit Evropian, ne thyem rekordin e të gjitha kohërave të Spanjës për gola në fazat e fundit dhe e bëmë këtë me dhjetë golashënues të ndryshëm nga të gjitha pozicionet”, tha De La Fuente.

Ndërsa 18-vjeçari “ndjeu diçka”, nuk besohet të jetë një dëmtim në vetvete. Të premten, Lamine Yamal do të mungojë në stërvitje, përpara se të kthehet për t’u përgatitur kundër ballkanasve.

The post Yamal u dëmtua në sfidën ndaj Bullgarisë, trajneri De La Fuente sqaron gjendjen e sulmuesit appeared first on Telesport.