Yamal provokohet nga tifozët, ja si reagon pasi përmendet Dembele (Video)

Një grup djemsh francezë janë përpjekur të provokojnë Lamine Yamal në aeroport: së pari e kanë akuzuarë se po sillet si yll, pastaj i kanë përmendur rivalin e tij për Topin e Artë.

Futbollisti po kthehej në Spanjë pasi kaloi disa ditë pushimesh në Brazil me Neymar kur u ndalua nga një grup tifozësh francezë të cilët e akuzuan se po sillej si yll.

Spanjolli ishte me një grup miqsh dhe nuk i kushtoi vëmendje këtyre zërave të cilat në një moment të caktuar nisën një provokim të madh.

Pavarësisht 17 viteve të tij, Lamine Yamal mbeti i qetë, duke u sjellë me shumë pjekuri përballë provokimeve nga disa tifozë që po e filmonin dhe prisnin një reagim të zemëruar prej tij.

Ai u njoh nga disa djem të cilët filluan ta tallnin pikërisht kur po bëhej gati të hipte në aeroplan: së pari i thanë se po sillej si yll, pastaj filluan të bërtisnin “Dembélé Topi i Artë”.

Një provokim, duke pasur parasysh se francezi është rivali kryesor për Topin e Artë dhe ka një duel në distancë të gjatë midis të dyve që do të vazhdojë deri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Por edhe këtu Lamine Yamal nuk e humbi kontrollin, sikur të mos e kishte dëgjuar provokimin: ai ia nguli sytë tifozëve dhe pa thënë asnjë fjalë vazhdoi rrugën e tij, pavarësisht se telefonat ishin drejtuar nga ai, gati për ta filmuar.

Tifozët e Barcelonës e komplimentuan për reagimin e tij të pjekur dhe për mos rënien në kurthin e grupit të provokatorëve.

The post Yamal provokohet nga tifozët, ja si reagon pasi përmendet Dembele (Video) appeared first on Telesport.