Futbollisti i Spanjës dhe Barcelonës, Lamine Yamal, ka reaguar në rrjetet sociale pas thirrjeve “mysliman është ai që nuk kërcen”, të dëgjuara në ndeshjen Spanjë-Egjipt, në stadiumin e RCD Espanyol. Sulmuesi i ri, që praktikon fenë islame, u largua i pari nga fusha, i mërzitur nga ajo që ndodhi që në minutat e para të ndeshjes, e cila përfundoi 0-0.
Ja reagimi i Yamal: “Unë jam mysliman, alhamdulillah (falënderuar qoftë Zoti). Dje në stadium u dëgjua thirrja ‘ai që nuk kërcen është mysliman’. E di që ishte për ekipin kundërshtar dhe jo personale ndaj meje, por si mysliman e konsideroj mungesë respekti dhe diçka të papranueshme.
E kuptoj që jo të gjithë tifozët janë kështu, por atyre që i këndojnë këto gjëra iu them: përdorimi i një feje si tallje ju bën njerëz injorantë dhe racistë. Futbolli është për t’u shijuar dhe për t’u mbështetur, jo për të fyer njerëzit për atë që janë apo çfarë besojnë. Duke thënë këtë, faleminderit atyre që na mbështetën! Shihemi në Botëror”.
The post Yamal ngre zërin: Përdorimi i një feje si tallje ju bën injorantë dhe racistë… appeared first on Telesport.










