Yamal nën akuzë: “U largua drejt Milanos i dëmtuar dhe tradhtoi të dashurën”

Sipas gazetarit Jordi Martin, Lamine Yamal udhëtoi privatisht në Milano, ku qëndroi në “Armani Hotel” dhe organizoi një festë me miqtë e tij dhe shumë vajza, përfshirë Anna Gegnoso, modele dhe influencer 20-vjeçare me mbi 700 mijë ndjekës.

Martin thekson se Yamal “harroi dëmtimin, shqetësimet e Barcelonës dhe kritikat për kujdesin ndaj vetes”, e kaloi natën me Gegnoso, duke shqetësuar të dashurën e tij, këngëtaren Nicki Nicole, e cila ishte kthyer në Argjentinë.

Gazetari shton se, edhe pse askush nuk dyshon në talentin e tij futbollistik, klubi katalanas është i shqetësuar për imazhin e lojtarit dhe po e këshillon të mos ndjekë shembullin e Neymar. Yamal ka deklaruar se idhulli i tij është Messi, i cili sipas klubit nuk ka pasur sjellje të ngjashme jashtë fushës së blertë.

The post Yamal nën akuzë: “U largua drejt Milanos i dëmtuar dhe tradhtoi të dashurën” appeared first on Telesport.