Vendimi për “Topin e Artë” 2025 do të bëhet i ditur brenda disa orësh, këtë herë ka shumë pasiguri për fituesin. Kush do ta fitojë, Lamine Yamal apo Ousmane Dembélé? Sipas “Mundo Deportivo”, talenti i Barcelonës është favorit.
Numri 10 katalanas do të jetë në ceremoninë Parisit me një delegacion prej 20 personash, madje ka organizuar një festë private për ta festuar triumfin e mundshëm, një shenjë besimi dhe ambicjeje. Ndërkohë, rival i tij kryesor, Dembélé, ndoshta nuk do të marrë pjesë në event.
Shtyrja e klasikes PSG-Olympique Marseille për shkak të motit të keq përplaset me ceremoninë, duke e detyruar francezin të zgjedhë midis ekipit dhe mundësisë për të qenë në “Théâtre du Châtelet”. Dembélé nuk është ftuar në ndeshjen për shkak të një dëmtimi, por përplasja e orareve mbetet sfidë për klubin parizien.
The post Yamal, favorit për “Topin e Artë”? Festë private me 20 persona në Paris appeared first on Telesport.